Silva i zhgënjyer nga PSG

Futboll

Silva i zhgënjyer nga PSG

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 11:08
Silva i nga PSG

Thiago Silva në verë la Paris Saint Germain pas 8 sezonesh për t’u transferuar te Chelsea në Premier League.

Aktualisht mbrojtësi brazilian tashmë 36-vjeçar është i lumtur te Blutë e Londrës, por në një intervistë Thiago është rikthyer të flasë për PSG dhe rinovimin e mundshëm të kontratës me kampionët e Francës, duke zbuluar se drejtuesit e PSG e trajtuan shumë keq si atë ashtu edhe Edinson Cavanin duke mos u bërë asnjë ofertë për zgjatjen e bashkëpunimit.

“PSG nuk më ofroi asgjë. Ata nuk më thanë as: Thiago, a pranon të luash me ne me 1 euro?

Absolutisht asgjë. Unë meritoja më shumë respekt. E njëjta gjë ndodhi edhe me Edinson Cavanin“, deklaroi ish-kapiteni i PSG-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat