Kritika te Kukësi

Futboll

Kritika te Kukësi

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 11:12
Josa

Mbas mbledhjes me presidentin Gjici, ishte trajneri Mirel Josa ai që thirri ekipin në analizën e ndeshjes së humbur me Kastriotin.

Nëpërmjet videoprojektorit kreu i pankinës shpjegoi të gjitha gabimet e futbollistëve. Vendosja gabim, moskoordinimi dhe angazhimi jo i duhur bënë që të liheshin tri pikë.

Trajneri kërkoi nga skuadra që të jetë shumë agresive në momentin që humbet topin. Gjithashtu, edhe drejtori Nexhipi i ka kritikuar ashpër sulmuesit, por edhe sektorin e mbrojtjes.

Eze ka qenë në qendër të kritikave për disa topa të humbur. Tashmë Josa kërkon me çdo kusht që të fitojë ndeshjen kundër Tiranës dhe po përgatit “kurthin” për bardheblutë, teksa do të bëjë 2-3 ndryshime në formacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat