Çepele, stërvitet në ekipin e parë të Hannover 96!

Futboll

Çepele, stërvitet në ekipin e parë të Hannover 96!

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 11:29
Çepele, stërvitet në ekipin e parë të Hannover 96!

Ramen Çepele vazhdon të djegë etapat në karrierën e tij.

Mbrojtësi 17-vjeçar i cili debutoi me kombëtaren kuqezi para disa muajsh, i është bashkuar skuadrës së parë të Hannover 96 në stërvitje dhe shumë shpejtë mund të debutojë në Bundesligën e dytë me ish-ekipin e Altin Lalës.

Futbollisti iu bashkua klubit gjerman gjatë verës, me qëllimin që të kalonte si fillim te skuadra e të rinjve dhe ekipi i dytë, në kategoritë e ulëta. Por në klubin gjerman kanë kuptuar cilësitë e jashtëzakonshme të Çepeles dhe ashtu siç pritej, nuk ka vonuar shumë që ai t’i bashkohet skuadrës së parë.

Që nga dita e mërkurë, mbrojtësi i cili vendosi rekordin me debutimin e  tij në radhët e përfaqësueses shqiptare, është bërë pjesë e ekipit të parë, duke dale në stërvitje me profesionistët. Ramen Çepele u pikas nga trajneri i kombëtares shqiptare Edy Reja që kur ishte pjesë e të rinjëve të Interit, ndërsa debutoi në fitoren e Shqipërisë në miqësoren ndaj Kosovës duke bërë një paraqitje shumë të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat