U akuzua për manipulim të rezultateve

Futboll

U akuzua për manipulim të rezultateve

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 14:16
U akuzua për manipulim të rezultateve

Lazio do të mësojë vendimin përfundimtar për çështjen e shumëpublikuar të tamponëve të lojtarëve në 21 shkurt.

Verdikti do të jepet nga Prokurori Federal pas 10 ditësh. Klubi bardhekaltër ka paraqitur të gjitha materialet për vlefshmëritë e tamponëve të futbollistëve dhe rezultatet e laboratorit të Avelinos.

Vitin e kaluar, Lacio u vendos në hetime pas ndryshimeve të papritur të rezultateve të tamponëve për COVID në periudhë të shkurtër kohore.

Klubi dhe laboratori Avelino u akuzuan për manipulim të rezultateve të futbollistëve. Një gjë të tillë e vuajti dhe portieri i Shqipërisë Tomas Strakosha.

Ajo çfarë ka ngjallur optimizëm te Lacioja është skuadra nuk rrezikon t’i zbriten pikë në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat