Edin Dzekos nuk i kthehet shiriti

Futboll

Edin Dzekos nuk i kthehet shiriti

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 14:48
Edin Dzekos nuk i kthehet shiriti

Lorenzo Pellegrini mbetet kapiten i Romës. Drejuesit e klubit verdhekuq nuk bëjnë prapakthehu sa i përket vendimit për t’i hequr shiritin Edin Dzekos, pas konfliktit të sulmuesit boshnjak me trajnerin Fonseca. Pavarësisht se Dzeko vazhdon normalisht stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës, kur të zbresë në fushë në ndeshjet zyrtare nuk do ta ketë më rolin e liderit, të atij që gëzon respektin maksimal nga futbollistët e tjerë apo dhe nga klubi.

Sikurse njofton “Corriere dello Sport”, zyrat në Trigoria kanë vendosur të mos e ndryshojnë qëndrimin e tyre pas krisjes së marrëdhënieve mes Dzekos dhe Fonsecas.

Pavarësisht se pati një tentativë nga një grup senatorësh verdhekuq, të udhëhequr nga Pellegrini, dhe i përbërë nga Cristante, Mancini, Mirante dhe Spinazzola, për të bindur drejtuesit më të lartë  që t’ia rikthenin shiritin Dzekos, vendimi i tyre nuk ka ndryshuar.

Kundër Udineses, në fundjavë, do të jetë i grumbulluar edhe veterani boshnjak, megjithatë titullar është projektuar Borja Mayoral.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat