Bale shpiku dëmtimin?

Futboll

Bale shpiku dëmtimin?

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 17:02
Bale shpiku dëmtimin?

Gareth Bale duket se e ka mbyllur me futbollin e luajtur, pavarësisht se nuk i ka varur ende këpucët në gozhdë.

Nëse mungesa për ndeshjet e Champions League me Realin e Madridit për të luajtur golf mund të justifikoheshin deri diku me marrëdhënien që kishte me trajnerin Zidan, e njëjta histori po vazhdon edhe te Totenhemi.

Këtë herë është Murinjo që tregon të vërtetën dhe të gjitha dyshimet e tij. Gareth Bale nuk ishte pjesë e Totenhemit ndaj Evertonit me arsyetimin e një dëmtimi të pësuar. Megjithatë futbollisti uellsian ka qëndruar në stol në përballjen ndaj Uest Bromuich.

“Unë mendoj se do të ishte më mirë që të flisja vetë për Bale.

Ne luajtëm në ditën e dielë në kampionat dhe Bale ishte në stol. Ditën e hënë më ka surprizuar pak sepse donte të bënte një kontroll, pasi kishte një problem me muskujt. Për këtë arsye nuk është stërvitur me ne. Është një dëmtim i vështirë për t’u kuptuar”, u shpreh Murinjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat