E thotë agjenti i tij, Jorginho i hapur për një rikthim në Itali

Futboll

E thotë agjenti i tij, Jorginho i hapur për një rikthim në Itali

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 23:31
Jorginho

Agjenti i mesfushorit të Chelseat, Jorginho, nuk përjashton një rikthim të klientit të tij në Itali.

Agjenti i Jorginhos thotë se mesfushori i Chelsea dhe Kombëtares italiane do ishte i hapur për t’u kthyer në Serie A dhe madje refuzon të përjashtojë edhe një rikthim të Maurizio Sarri në Napoli nëse një lëvizje e tillë do të ndodhte në të ardhmen.

Jorginho dhe Sarri u bashkuan me Chelsean nga Napoli në verën e vitit 2018.

Ata fituan Europa League në sezonin e vetëm që kaluan së bashku në Londrën e Jugut para se tekniku italian të transferohej në Juventusi.

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso është tani në prag të shkarkimit sipas mediave italiane, Aurelio De Laurentiis tashmë ka kontaktuar Maurizio Sarrin duke u përpjekur t’i ofrojë atij punën e trajnerit napoletan.

“Futbolli është dinamik dhe asgjë nuk mund të përjashtohet,” tha agjenti i Jorhinos, Jorge Santos për “Radio Kiss Kiss Napoli”.

“Nëse Sarri kthehet në Napoli, ai do të bënte një përpjekje për të marrë Jorginho përsëri, ai është i përsosur për futbollin e tij, nuk mund ta përjashtoj këtë”, shtoi ai.

Jorginho shndërroi në gola dy penalti për të ndihmuar Chelsea të vulosë fitoret kundër Tottenham Hotspur dhe Sheffield United në dy ndeshjet e tyre të fundit në Premierligë.

Por a do të ishte ai i hapur për t’u kthyer në Serie A?

“Ai ka edhe dy vjet në kontratën e tij dhe ai është një titullar i Kombëtares së Italisë” tha ai.

“Sidoqoftë, me një projekt të mirë, ai do të ishte i hapur të kthehej”, përfundoi Jorge Santos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat