Presidenti Ademi takohet me Arsene Wenger, tregon çka diskutuan

Futboll

Presidenti Ademi takohet me Arsene Wenger, tregon çka diskutuan

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 23:54
Agim Ademi dhe Arsene Wenger

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, është takuar dhe ka bashkëbiseduar me trajnerin francez, Arsene Wenger.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, FFK, Agim Ademi, është duke qëndruar në kryeqytetin e Katarit, Doha, ku është takuar me krerët e federatave të futbollit botëror.

Në kuadër të këtyre takimeve, Ademi pati një takim edhe me trajnerin e mirënjohur francez, Arsene Wenger.

Ademi u shpreh se pas një dite të mbushur me takime, ai kishte nderin të takohej dhe të bashkbisedonte me Arsene Wenger për futboll. I pari i FFK-së e cilësoi teknikun francez si njërin nga trajnerët më të mirë në botë, ku tregoi se kishte treguar për futbollin kosovar dhe sfidat që jemi përballur si shoqëri.

“Ishte kënaqësi ta takoja dhe të bashkëbisedoja për futbollin me trajnerin e mirënjohur francez, Arsene Wenger”, tha ai.

“Përvoja e tij dhe sukseset e arritura në karrierën e tij të mahnitshme si trajner, por edhe historia e rrugëtimit të futbollit kosovar nga rezistenca deri në ditët e sotme të suksesit e krenarisë ishin pjesë e pashmangshme e këtij bashkëbisedimi”, tha Ademi.

“Kënaqësi të krijosh miqësi të reja dhe ura bashkëpunimi me personalitete të tilla si Wenger”, përfundoi Agim Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat