Problem i papritur para ndeshjes me Skënderbeun

Futboll

Problem i papritur para ndeshjes me Skënderbeun

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 15:11
Hoxha

Problem i papritur para ndeshjes me Skënderbeun, mbrojtësi i Teutës dëmtohet në nxehmje dhe humbet takimin!

Skuadra e Teutes do të ndeshet pas pak me skuadrën e Skënderbeut në Durrës në kuadër të javës së 19-të të Kategorisë Superiore.

Një ndeshje shumë e rëndësishme për blutë e Martinit të cilët kërkojnë me patjetër që të fitojnë sot në mënyrë që të afrohen me vendin e parë.

Ndërsa para kësaj sfide nuk ka lajme të mirë për teknikun Martini. Ai do të duhet të vuajë mungesën e Rustem Hoxhës në mbrojtje i cili, pësoi një dëmtim në kavilje gjatë nxemhjes.

Sipas të gjitha gjasave në vend të tij do të startojë Daja në mesin e fushës dhe Aleksi me Arapin në qëndër të mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat