Mane kërkoi edhe shtëpi...

Futboll

Mane kërkoi edhe shtëpi...

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 19:14
Mane kërkoi edhe shtëpi...

Liverpooli ka qenë shumë afër të blejë një sulmues anësorë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kampioni në fuqi i Anglisë ishte në negociata me Watfordin për sulmuesin senegalez Ismaila Sarr, por në fund dështuan negociatat.

22-vjeçari luan me Watfordin në Championship ku ka shënuar pesë gola dhe ka bërë gjashtë asistime, por ai ka luajtur për mrekulli edhe edicionin e kaluar në Ligën Premier.

The Reds kishin arritur marrëveshje personale me lojtarin dhe këtë e ka zbuluar agjenti i tij Thierno Seydi.

“Me Liverpoolin disa ditë më parë ne ishim afër nënshkrimit të kontratës që do ta lidhte Ismaila Sarr me The Reds për një kohë të gjatë”, deklaroi Seydi.

Tutje agjenti i senegalezit ka thënë se bashkëkombësi i Sarr, Sadio Mane ka kërkuar një shtëpi në qytetin e Liverpoolit për të, pasi transferimi thuajse ishte i kryer.

“Ishte gjithçka e kryer, paga mujore dhe kohëzgjatja e marrëveshjes. Madje i kemi thënë Manes të kërkonte një shtëpi dhe ai kërkoi në Liverpool”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat