Guardiola flet para ndeshjes me Tottenhamin: Mourinho një rival i mirë, duhet të luajmë mirë që t’i mposhtim

Futboll

Guardiola flet para ndeshjes me Tottenhamin: Mourinho një rival i mirë, duhet të luajmë mirë që t’i mposhtim

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 21:07
Pep Guardiola dhe Jose Mourinho

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur për ndeshjen e radhës ndaj Tottenham dhe rivalit të tij Jose Mourinho.

Ai ka thënë se me Mourinhon janë paksa të ngjashëm, duke e cilësuar si rival të mirë për tu përballur.

“Ne jemi pak a shumë të ngjashëm. Ne kemi punuar për shumë vite dhe është mirë për të dy ne. Ne kemi profesionin që duam dhe Mou është një rival i mirë për tu përballur”, ka thënë Pep.

Humbja e fundit Manchester City erdhi pikërisht ndaj Tottenham, që në tri ndeshjet e fundit mes tyre londinezët kanë dalë më të suksesshëm.

“Humbja e fundit? Është një rastësi. Ne e humbëm atë ndeshje sepse ata ishin më të mirë se ne në shumë aspekte”.

“Gjithashtu nesër do të përballemi me një ekip të fortë dhe për t’i mposhtur ata do të duhet të bëjmë edhe më mirë”, ka thënë Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat