E rrallë: El Shaarawy ndaloi hajdutin që donte të vidhte makinën e tij

Futboll

E rrallë: El Shaarawy ndaloi hajdutin që donte të vidhte makinën e tij

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 22:49
Stephan El Shaarawy

Sky Sport Italia raporton se sulmuesi i Romës, Stephan El Shaarawy ndaloi një hajdut nga vjedhja e makinës së tij në kryeqytetin italian.

El Shaarawy ishte dëshmitar i një hajduti i cili theu xhamin e makinës së tij, duke planifikuar ta vidhte.

Ai e befasoi vetë hajdutin dhe e ndaloi atë të largohej nga skena e krimit, para se disa policë të ndërhynin.

Thuhet se në fund nuk ka ndonjë lëndim apo diçka të ngjashëm për El Shaarawyn.

28-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje deri në qershor 2023 me Romen por ende nuk është paraqitur nën trajnerin Paulo Fonseca pas kthimit të tij në Itali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat