Milani përgatit ofensivën

Futboll

Milani përgatit ofensivën

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 11:21
Belotti

Kontrata në skadencë pas një viti dhe vështirësitë për akordin e ri e kanë shndërruar Andrea Belotin në një profil për merkaton e shumë klubeve që duan të përforcohen në sulm.

Mes të interesuarve është edhe Milani që vitin e ardhshëm mund ta gjejë veten pa shërbimet e Zlatan Ibrahimoviçit i cili nuk duket se do të vazhdojë më tepër se sa sezoni i ardhshëm.

Sa i përket 26-vjeçarit të Torinos, presioni i kuqezi është intensifikuar në periudhën e fundit dhe për këtë arsye ata aktualisht janë në pozicion të mirë në lidhje me konkurrencën (sulmuesi pëlqehet nga Roma, Interi, por edhe nga klube spanjolle dhe angleze).

Beloti është një tifoz milanist dhe asnjëherë nuk e ka mohuar pëlqimin e tij për ngjyrat kuqezi pavarësisht se është prej disa sezonesh kapiten i “Demave”. Duke u kthyer të çështja e transferimit të tij, vera e këtij viti është shansi i fundit për presidentin Urbano Kairon që të arkëtojë një shumë të rëndësishme, përndryshe që nga 1 shkurti 2022 Beloti do të jetë i lirë të nënshkruajë me kë të dëshirojë.

Kujtojmë se vetëm dy sezone më parë Beloti kishte një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh dhe Milani ishte shumë pranë pagesës së saj, por Montela i kërkoi klubit blerjen e Nikola Kaliniçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat