Në rrezik, nuk mund të gabojë

Futboll

Në rrezik, nuk mund të gabojë

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 11:25
Në rrezik, nuk mund të gabojë

Napoli-Juve do të ketë shumë mungesa të rëndësishme: Buffon (i vetmi në dispozicion, por sigurisht në stol); Manolas, Bonucci (gjithashtu në stol), Koulibaly; Hysaj, Ramsey, Demme, Arthur, Ghoulam; Dybala, Mertens. Është një “ekip”, që lehtë mund të synojë zonën “Champions”. Pra, kjo përballje do të jetë pak më e varfër në emra. Sidoqoftë, në vend të kësaj duhet të imagjinojmë një lojë pak më të ndezur se zakonisht. Asnjëra palë nuk po luan futboll tërheqës.

Me një ndryshim thelbësor, sidoqoftë: Juve është përpara në renditje dhe fiton, Napoli është prapa dhe humbet. Të paktën kështu thotë pjesa e fundit e sezonit, nga ndeshja e Superkupës (e fituar nga Juventusi) e tutje. Kampionët italianë kanë gjetur ekuilibrin, ndërsa rivali i sotëm e ka humbur atë. Ndoshta shumë vareshin pikërisht nga Superkupa, kur ishte Napoli, ai që krijoi rastet më të qarta (goditja me kokë e Lozano në 0-0, penalltia e Insigne në 0-1), por trofeu përfundoi në duart e Pirlos. Atë mbrëmje, gjithçka ndryshoi në sezonin e dy ekipeve.

Ndeshja e fazës së dytë luhet para asaj të fazës së parë. Pra, mbetet për t’u rikuperuar Juve-Napoli, sfidë që nuk u zhvillua në kohë dhe përfundoi nëpër gjykatat sportive të Italisë. 

Gattuso duket në fije të perit. Ai dëshiron të rifillojë nga pjesa e dytë në Bergamo, nga 4-2-3-1, që për një çerek ore e vuri Gasperini në vështirësi. Trajneri i Napolit duhet të shpëtojë stolin sot, sepse durimi i De Laurenttis ka zgjatur shumë. Shoku i tij, Andrea, nuk i ka këto probleme, e ka nën kontroll Juven, e cila po iu përgjigjet komandave të tij. Sot, Gattuso shpreson për kthesën, Pirlo për konfirmim.

Ja formacionet e mundshme:
NAPOLI (4-2-3-1): Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Maksimoviç, Mario Rui; Bakayoko, Zielinski; Politano, Insigne, Lozano; Osimhen.
JUVENTUS (4-4-2): Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Danilo; McKennie, Bentancur, Rabiot, Chiesa; Morata, Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat