As nuk i mori parasysh

Futboll

As nuk i mori parasysh

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 11:59
As nuk i mori parasysh

Njëra është e dashura e Cristiano Ronaldos dhe është shumv e njohur në rrjetet sociale.

Kurse, tjetra është gazetarja e dytë më e famshme e sportit në Itali.

Sidoqoftë, ky status nuk ka mjaftuar që ato ta meritonin një ftesë nga “San Remo” e këtij viti, festivali më prestigjioz i muzikës në Itali.

Drejtori i “San Remo”, Amadeo Sebastiani, ka privilegjin t’i bëjë zyrtare listën e të famshëmve të ftuar në këtë festival çdo vit.

Kësaj radhe nuk ka vend për Georgina Rodriguezin dhe Diletta Leottan.

Amadeo nuk dëshiron t’i ftojë ato pasi sipas tij preferenca duhet t’u jepet vajzave tjera.

“As nuk i mora parasysh. Ato nuk janë yje të vërteta”, tha ai..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat