Shqiptari i Kosovës sfidon Ibrën

Futboll

Shqiptari i Kosovës sfidon Ibrën

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 12:08
Shqiptari i Kosovës sfidon Ibrën

Interi dhe Juventusi po e ndjekin, por Milani vazhdon të mbetet në krye të Serie A pa u ndalur.

Tani, në rrugën e kuqezinjve është Spezia, e sapopromovuar në elitën e futbollit italian, që ëndërron kthesën për të ndryshuar sezonin. Në ndeshjen e parë, e cila pa, ndër të tjera, debutimin e Hauge te “Djalli”, Milan fitoi me një rezultat të pastër 3-0.

Sa i takon formacionit, Pioli propozon përsëri Calhanoglu, me Saelemaekers dhe Leao në pjesën e jashtme të mesfushës, ndërsa Ibrahimovic do të jetë rregullisht sulmuesi i parë. Bennacer përsëri nga minuta e parë, me Kessiè. Në portë, Donnarumma. Mbrojtja do të përbëhet nga Dalot, Kjaer, Romagnoli dhe Hernandez. Calabria është i skualifikuar. Vlen të theksohet se te Spezia pritet të luajë nga fillimi mbrojtësi  i kombëtares së Shqipërisë, ndryshe është nga Kosova Ardian Ismajli.

Ja formacionet e mundshme:
SPEZIA (4-3-3): Provedel; Vignali, Erlic, Ismajli, S. Bastoni; Leo Sena, Ricci, Maggiore; Verde, Agudelo, Gyasi.
MILAN (4-2-3-1): G. Donnarumma; Dalot, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Bennacer, Kessié; Saelemaekers, Calhanoglu, Leao; Ibrahimoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat