Josa: Sulmi funksionoi

Futboll

Josa: Sulmi funksionoi

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 16:56
Josa: Sulmi funksionoi

Mirel Josa e ka pasur një ndeshje të veçantë, pasi luante ndaj skuadrës ku ka shkëlqyer si lojtar, por edhe ka spikatur si trajner, duke fituar trofe të rëndësishëm me Tiranën. Në “gol pas goli në “Supersport”, fillimisht, trajneri i Kukësit, Mirel Josa, analizon fitoren ndaj Tiranës… “Për mua personalisht, nuk ishte një fitore speciale sepse luanim ndaj Tiranës.

Skuadra kishte nevojë për këtë fitore. Ndeshja u interpretua mirë. Në 20 minutat e para bëmë presion në fushën e Tiranës. Në ato minuta ishim dominues. Pas golit kishim një tërheqje.

Tirana mund të kihets shfrytëzuar, por për mua mbetet një fitore e rëndësishme, e cila mund të na ndihmojë për vazhdimësinë. Nuk mund të themi se ishim në lartësinë tonë,. Ne e filluam mirë, bëmë presion te fusha e kundërshtarit. Iu përshtatëm terrenit, dy sulmuesit na ndihmuan shumë, edhe në mesfushë”.

“Kjo ishte një ndeshje tjetër nga ajo e një jave më parë. Kishim probleme, sepse dy lojtarët e mesfushës duhet të qetësonin lojën. Tirana normale që do sulmonte, pasi ka lojtarë të mirë. Ne ishim vendosur mirë ne mbrojtje. Ne duhet të kishim më shumë qetësi te pasa në mesfushë. Ne e humbnim shumë topin, dhe mbetej një hendek të madh, mes sulmuesve dhe mesfushës.”

“Nuk mund të themi që me këtë fitore, çdo gjë do të rregullohet. Objektivat tonë kanë ndryshuar nga fillimi i kampionatit.

Nuk mund të them se ardhja ime ndryshoi objektivat. Na mungonin pikët, skuadra ka bërë disa hapa fals, që janë në të kundërt të objektivave të skuadrës. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të tregojmë se jemi një skuadër”,-tha Josa në fund të prononcimit pas takimit me bardheblutë në “Selman Stërmasi”...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat