Bale do të rikthehet tek Reali, Tottenhami nuk është i kënaqur me të

Futboll

Bale do të rikthehet tek Reali, Tottenhami nuk është i kënaqur me të

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 17:40
Gareth Bale dhe Jose Mouriho

Gareth Bale do të rikthehet në Madrid, pas aventurës së tij në Londër.

Menaxheri i Tottenham Hotspur, Jose Mouriho, kishte reaguar ndaj një postimi të Bale, ku welsiani kishe postuar një fotografi të vetën me mbishkrimin “duke punuar dhe gati”.

Kjo nuk i kishte pëlqyer aspak portugezit, i cili vendosi ti jap një “reality check” 31 vjeçarit.

Mourinho deklaroi se realiteti është krejtësisht ndryshe, dhe se Bale nuk ishte aspak gati dhe ajo çka ka shkruar në mediat sociale është gënjeshtër. Ai tha se këtë po e bën për të qenë transparent me tifozët e skuadrës.

Mou tha se Bale po vuan nga një lëndim dhe nuk po stërvitet ashtu si duhet, ai duhet të punojë më shumë.

Tani, sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Bale do të rikthehet në Madrid, pasi në Londër qëndrimi i tij ka përfunduar.

Ai nuk ka bindur Tottenhamin dhe ata nuk janë të lumtur me të, kështu që ai do të jetë i gatshëm për tu shitur në afatin kalimtar veror bashk me Iscon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat