Rrahmani fiton penallti dhe me ekipin e tij gjunjëzon Juventusin me Ronaldon

Futboll

Rrahmani fiton penallti dhe me ekipin e tij gjunjëzon Juventusin me Ronaldon

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 19:59
Chiellini e godet me shuplakë Rrahmanin

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, është më i merituari që Napoli arkëton tre pikë të mëdha në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Në minutën e 30-të, Rrahmani futet sikur në gërshërë afër portës së rivalit, ndërsa Giorgio Chiellini e godet me shuplakë fytyrës, ndërsa gjyqtari Doveri pa u hamendur fare akordon penallti për Napolin.

Lorenzo Insigne është i pagabueshëm nga penalltia dhe i siguron fitoren me rezultat 1:0 Napolin. 

Image

Rrahmani u paraqit standard, tregon angazhim dhe i gëzohet fitores në derbin e madh italian, për faktin se e mposhtën kampionin në fuqi, që ka lojtarin më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo.  

Image

Pas javës së 22-të në Serie A, Juventusi zë vendin e tretë me 42 pikë, ka dy më shumë se Napoli, që gjendet një pozitë më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat