Guardiola: Natyrisht që Liverpooli mund ta arrijë Cityn, ata kanë të njejtin kualitet si më parë

Futboll

Guardiola: Natyrisht që Liverpooli mund ta arrijë Cityn, ata kanë të njejtin kualitet si më parë

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 11:26
Pep Guardiola

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është shprehur se Liverpooli është ende në “vallen” e titullit.

Strategu spanjoll ka deklaruar në konferencën për shtypin pas fitores bindëse ndaj Tottenham, se Liverpooli është ende i njejti dhe ata kanë kualitetin të barazojnë pikët me Cityn.

“Sigurisht që mund ta bëjnë, ata janë i njejti Liverpool që ishin më parë, vetëm se nuk po mund të shfrytëzojnë rastet në 16 metërshin”, tha ai.

“Por, kualiteti, intenziteti, presioni të gjitha janë aty, unë si tifoz nuk dëshiroj ti shoh ata të vuajnë, por besoj që ata do të rikthehen”, përfundoi Pep Guardiola.

Përndryshe, Manchester City është lider i Premierligës me 50 pikë total.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat