Gundogan është lojtari më i mirë

Futboll

Gundogan është lojtari më i mirë

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 11:42
Gundogan është lojtari më i mirë

Padyshim që Ilkay Gundogan ishte lojtari i ndeshjes në derbin që Manchester City e fitoi ndaj Tottenham Hotspurit të shtunën mbrëma.

Reprezentuesi gjerman ishte i jashtëzakonshëm që nga fillimi deri në fund, teksa ‘Qytetarët’ shënuan fitore me rezultatin 3-0.

Gundogan shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola, teksa fitoi edhe një penallti të cilën në gol e konkretizoi Rodri.

Në rrjetet sociale tashmë po qarkullan një video e përmbledhur nga paraqitja e tij ndaj Spurs, e cila dëshmon më së miri pse ai po vlerësohet lojtari më në formë momentalisht në Premier Ligë.

“Duket se Gundogan do të jetë njeriu që do udhëheq Manchester Cityn drejt titullit. Çfarë sezoni është duke kaluar. Unë mendoj se ai do të shpallet lojtari i vitit. Ai është një zbulim. Është kënaqësi për ta shikuar” – ishin fjalët e Jamie Carragherit për mesfushorin e Cityt, pas ndeshjes ndaj Tottenhamit.

Kujtojmë se 30 vjeçari e fitoi çmimin ‘Lojtari i Muajit’ në janar, teksa tani është në rrugë të mirë për ta fituar edhe për muajin shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat