Roberto Carlos zbulon

Futboll

Roberto Carlos zbulon

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 12:48
Roberto Carlos zbulon

Ka luajtur në Europë me fanellat e Inter, Real Madrid dhe Fenerbahce.

Megjithatë, Roberto Carlos mund të kishte veshur edhe uniformën e Chelsea-t në vend të asaj të klubit turk. E ka zbuluar vetëm ish-mbrojtësi i krahut brazilian.

Ka qenë 2007-ta dhe pas një karriere të jashtëzakonshme me mbi 500 ndeshje me Real Madrid, për Roberto Carlos mund të ishin hapur dyert e Premier League.

“Nuk e di mirë se çfarë problemesh ka patur. Kisha dy oferta, atë të Fenerbahce-s dhe atë të Chelsea-t. Marrëveshja me Chelsea-n nuk është arritur në fund. Vetëm një javë para se të nënshkruaja me klubin turk kam qenë në Paris ku jam takuar me Roman Abramovich dhe Peter Kenyon”.

“Më pas ka patur një problem me avokatin dhe gjithçka është prishur. Isha i sigurt se do të shkoja te Chelsea dhe jam i bindur në 100% se do të kisha bërë mirë në Premier League”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat