Costa përshëndet transferin e ri të Superligës së Kosovës

Futboll

Costa përshëndet transferin e ri të Superligës së Kosovës

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 13:18
Costa përshëndet transferin e ri të Superligës së Kosovës

Futbollistët e rinjë që po vijnë nga jashtë vendit, e madje edhe jashtë kontinentit në Kosovë po kanë njohje të gjëra në botën e sportit më të bukur në botë.

Pas urimeve që Marclei Santos merrte nga ish mesfushori i Juventusit, Sissoko tashmë urim e ka pranuar edhe transferimi i ri i Drenicës, Dennison.

Dennison u urua për aventurën e re nga superylli i futbollit evropian, Diego Costa.

Costa në videon e publikuar nga miku i sulmuesit të ri të Drenicës i kërkon atij të realizoj dy gola, teksa i dërgon përqafime.

Dennison shënoi golin e tij të parë në duelin kundër Prishtinës, por që nuk arriti dot t’i ndihmojë skuadrës së tij për të marrë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat