Kritika Mourinhos

Futboll

Kritika Mourinhos

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 14:21
Kritika Mourinhos

Totenhem nuk është duke kaluar një situatë pozitive në Premier League, me ekipin e Hoze Murinjos që ka rrëshkitur në vendin e tetë të klasifikimit. Edhe në mbrëmjen e djeshme, Spurs u mposhtën me rezultatin 3-0 nga Mançester Siti duke mbetur në krizë.

Ndërkohë, kritikat tashmë kanë nisur të vijnë edhe për teknikun portugez, teksa ish-futbollisti i Anglisë, Xhemi Rednap thekson se Murinjo i ka trajtuar keq Bejl dhe Dele Ali, por po i aktivizon në këtë moment që ata ta nxjerrin nga kriza.

“Totenhem u nxorr jashtë loje dje nga Mançester Siti, tani janë 14 pikë pas tyre.

Kur shikoj Totenhemin, mendoj se ato janë një hije e ekipit të sezonit të kaluar. Po vuajnë, Sisoko dhe Hojbjerg punojnë, por Murinjo po kërkon të kënaqë fansat. Vazhdon të bëjë gabime sepse ndryshon vazhdimisht mbrojtjen, ka trajtuar keq Bejl dhe Dele Ali e tashmë kërkon që ata ta nxjerrin nga vështirësitë. Por, Murinjo e ka zakon t’i mërzisë të tjerët”, u shpreh Rednap.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat