Reali konfirmon lëndimin e Carvajal

Futboll

Reali konfirmon lëndimin e Carvajal

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 13:33
Reali konfirmon lëndimin e Carvajal

Real Madridi ka konfirmuar se mbrojtësi spanjoll, Daniel Carvajal ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Valencias.

Dani Carvajal është viktima e radhës nga lëndimet tek Real Madridi, spanjolli ishte i lënduar më herët dhe në ndeshjen e tij të rikthimit ndaj Valencias, ai u zëvendësua në minutën e (25′). Edhe trajneri, Zinedine Zidane, shprehu brengosjen e tij për Carajal ku shprehu se është një lojtar i rëndësishëm për “Los Blancos”.

Tani edhe Real Madridi e ka konfirmuar lëndimin e tij përmes një komunikate zyrtare në uebfaqen e klubit.

“Pas testimeve të kryera në lojtarin tonë, Dani Carvajal nga stafi mjekësor i Real Madrid, ai u diagnostikua me një dëmtim të muskujve në kofshën e djathtë. Vlerësimet e mëtutjeshme për kohën e rikuperimit do të bëhen”, u tha në komunikatën e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat