​Tuchel tregon pse startoi me Kepan në portë para Mendyt ndaj Newcastle United

Futboll

​Tuchel tregon pse startoi me Kepan në portë para Mendyt ndaj Newcastle United

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 10:14
​Tuchel tregon pse startoi me Kepan në portë para Mendyt ndaj Newcastle United

Thomas Tuchel ka thënë se ai zgjodhi të startojë më Kepa Arrizabalagan në ndeshjen kundër Newcastle United pasi ai donte t’i jepte mundësi portierit të gjente ritmin e lojës, por konfirmoi pas ndeshjes që Edouard Mendy është numri një i tij.

Spanjolli thuhet se ishte një nga arsyet pse Frank Lampard u shkarkua, me ish-shefin e “Blues” që nuk u bind nga Kepa dhe kështu zgjodhi për të nënshkruar me Mendyn vitin e kaluar.

Mendy ka pranuar vetëm një gol në katër ndeshje që kur Tuchel mori drejtimin e skuadrës, dhe ai ishte një autogol pas një gabimi nga Antonio Rudiger, por u la në bankën e rezervistëve në ndeshjen kundër Newcastle dhe Kepa mori vendin e tij, përcjell KosovaPress.

"Ne kemi nevojë për një Kepa të fortë në skuadrën tonë," tha Tuchel për “Sky Sports”. "Ai kishte një lojë të mirë në kupë, kështu që ne vendosëm t'i jepnim një ndeshje tjetër për të gjetur pak ritëm, besim dhe për t'i besuar atij, sepse ai bëri shumë mirë.”

Gjithsesi pas fitores 2-0 ndaj Newscastle United, Tuchel konfirmoi se ai donte t'i jepte Kepas një mundësi në ekip, por që Mendy vazhdon të mbetet zgjedhja e tij e parë për golin.

"Edou është numri një, kjo është e qartë," tha Tuchel për “Sky Sports”. “Ishte e qartë para ndeshjes dhe kjo mbetet kështu.”

“Jam i lumtur që Kepa nuk pranoi asnjë gol në dy ndeshje. Ishte momenti për ta lënë atë të ndjente ritmin dhe për të rritur besimin e tij.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat