Pirlo: Ëndërrojmë të fitojmë Champions-in por…

Futboll

Pirlo: Ëndërrojmë të fitojmë Champions-in por…

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 17:14
Pirlo: Ëndërrojmë të fitojmë Champions-in por…

Pas humbjes në kampionat ndaj Napolit, Juventusi rikthehet të luajë në Champions ku në fazën e 1/8 do të gjejë Porton, e programuar të zhvillohet nesër në stadiumin “Estadio do Dragao” me fillim nga ora 21:00. Në vigjilje të kësaj sfide në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i bardhezinve, Andrea Pirlo i cili analizon këtë sfidë:

Porto – “Do të jetë një sfidë shumë e komplikuar, ata janë një skuadër që mbrohen shumë mirë, janë shumë kompakt si Atletiko Madrid, shumë të mirë që shtrihen në linjën me katër. Porto ka lojtarë të rëndësishëm si në fazën mbrojtëse po ashtu edhe në atë sulmuese. E kemi studiuar mirë këto ditë dhe kanë shumë opsione në zgjedhjen e modulit.”

Skuadrat superiore në Champions – “Champions-i është një kompeticion i rëndësishëm, e kam luajtur si futbollist prej shumë vitesh dhe diferenca me kampionatin është e dukshme. Janë shumë skuadra që duan ta fitojnë por varet sesi vjen në gjendje psikologjike dhe fizikisht në momentin kur sfidon skuadrat. Jemi në nivelin e të tjerëve, ndonjë është e avantazhuar por kur mbërrin në fazën me eleminim direkt të gjithë e kanë ëndërr për të mbërritur deri në fund.”

Champions-i objektiv – “Champions-i është një objektiv i yni, bën pjesë në synimet tona që në fillimin e sezonit dhe ëndërrojmë ta fitojmë. E rëndësishme është të besosh dhe të jesh i vetëdijshëm për të qenë një skuadër që mund të arrish deri në fund.”

Objektivat e qarta – “Kemi nisur sezonin për të fituar të gjitha. Jemi në gjymë të sezonit dhe jemi në garë për të gjitha objektivat dhe kemi fituar një trofe si Superkupa e Italisë. Nuk mendoj vetëm për një objektiv, por mendoj të fitojmë sa më shumë. Të shtunën ndaj Napolit kemi kryer një ndeshje të mirë, por na ka munguar rezultati, por nuk jemi të shqetësuar për atë që ndodhi.”

Të dëmtuarit – “Të gjithë do të udhëtojnë me ne sepse duan të jemi një skuadër. Bonuçi dhe Dibala nuk janë të gatshëm, ndërsa Ramsi do të jetë.”

Serxho Konseisao – “Kam luajtur shumë ndeshje ndaj tij, kam kujtime të bukura pasi ishte një lojtar shumë teknik dhe me shumë forcë. Ka bërë shumë mirë si lojtar dhe tani si trajner, më parë në Belgjikë ndërsa tani me Porton duke fituar kampionatin dhe duke bërë mirë në Champions.”, përfundoi trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat