Muriqi vazhdon të jetë pjesë e debateve në televizionet sportive në Turqi

Futboll

Muriqi vazhdon të jetë pjesë e debateve në televizionet sportive në Turqi

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 18:07
Vedat Muriqi vazhdon të jetë pjesë e debateve në televizionet sportive në Turqi

Vedat Muriqi vazhdon të jetë pjesë e debateve në televizionet sportive në Turqi.

Sulmuesi prizrenas kaloi një pjesë të bukur të karrierës në futbollin turk.

Ish-futbollisti i Lirisë së Prizrenit ka luajtur në Gençlerbirligi, Çaykur Rizespor dhe Fenerbahçe në Turqi.

Në tri skuadrat, ai ishte ndër futbollistët më të dalluar.

Komentatori i futbollit turk, Mehmet Yilmaz ka bërë së fundmi një vlerësim interesant për Muriqin.

“Nëse ai do të kishte qëndruar në Fenerbahçe, do të bënte gjëra të pabesueshme në këtë skuadër”, tha ai.

Ndryshe, Muriqi u largua nga gjiganti turk në verën e kaluar duke u transferuar te Lazio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat