Nexhmedin Idrizi - trajner i sakrificës në Gjeneratën e Republikës 

Futboll

Nexhmedin Idrizi - trajner i sakrificës në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 18:22
Nexhmedin Idrizi - trajner i sakrificës në Gjeneratën e Republikës 

Trajnerët, lojtarët në çdo disiplinë sportive, veprimtarët sportivë, donatorët, gjyqtarët, vëzhguesit, mjekët sportivë, gazetarët sportivë, disa lëshuan fushat pjellore në fushë të futbollit etj. dhe mbajtën gjallë sportin në përgjithësi në vitet 1991-1999.
Nexhmedin Idrizi i takon Gjeneratës së Republikës.

Ai ka qenë trajner (ndihmëstrajner) në vitet më të vështira, duke kontribuar maksimalisht për futbollin dhe sportin në përgjithësi.

Ai ishte i angazhuar në klubin e futbollit Ferizaj dhe asnjëherë nuk i përtonte punës, shkonte vazhdimisht në fushën e futbollit në fshatin Varosh  dhe stërviste ekipin së bashku me Shtabin Teknik, në asnjë moment nuk u dorëzua para kërcënimeve të llojllojshme nga okupatori serb. 

Idrizi, së bashku me mijëra sportistë iu kundërvu fuqishëm agresorit serb.

Ai sot ndihet i lumtur që i takoi Gjeneratës së sakrificës, që përjetuan ditët më të rënda, por shumë krenar që me mundin dhe sakrificën e tyre e mbajtën gjallë sportin, duke i zhvilluar ndeshjet në fusha të vështira e të improvizuara dhe vazhdimisht ishin të përndjekur dhe që besa disa edhe të arrestuar e të burgosur nga milicia e pushtuesit  serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat