Mbappe pas het-trikut me Barcelonën

Futboll

Mbappe pas het-trikut me Barcelonën

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 11:25
Mbappe pas het-trikut me Barcelonën

Kylian Mbappe ka qenë njeriu kryesor i ndeshjes së Ligës së Kampionëve ku PSG e mposhti Barcelonën me rezultat 4-1 në Camp Nou.

Ylli francez ka qenë për shumë kohë objekt i shumë spekulimeve mbi të ardhmen e tij dhe është lidhur me shumë skuadra të mëdha evropiane.

“Ne jemi shumë të lumtur. Ishte ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Ne kemi dashur të vijmë këtu dhe të fitojmë. Ne e kemi bërë këtë me stil. Kjo mbrëmje ishte madhështore. Por nuk kemi fituar ende asgjë”.

Ai tutje foli edhe për fanellën e PSG-së, duke thënë se ka shumë rëndësi për të.

“Gjithnjë kam dashur të jap më të mirën për Parisin. Është fanellë që ka shumë rëndësi për mua”.

“Nuk ia kam dalë gjithnjë dhe ndoshta kam ndeshje të këqija. Por nuk jam person që fshihem, edhe kur gaboj. Është çështje e vazhdimësisë”.

“Trajneri ka bërë punë të madhe prej se ka ardhur. Por ai ka vazhduar punën e Tuchelit që filloi një punë të jashtëzakonshme, me finale. Ne po bëhemi gjithnjë e më të mirë në aspektin fizik”.

“Nuk jemi ende në kulm të formës, ndonëse paraqitja sonte ishte shumë e mirë. Ne do të vazhdojmë të përmirësohemi që të përsërisim ndeshje si kjo”, ka thënë Mbappe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat