Interi kthehet në stërvitje

Futboll

Interi kthehet në stërvitje

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 11:50
Interi kthehet në stërvitje

Pas pushimit ditën e martë, Interi është kthyer sot në stërvitje i fokusuar totalisht nga derdi që do të luhet të dielën pasdite.

Suksesi kundër Lazios i dha Contes jo vetëm kapërcimin në vendin e parë duke lënë pas Milanin, por edhe disa bindje për formacionin.

Rikuperimi i Vidal nuk shqetëson, pasi tanimë Eriksen ofron garanci, jo vetëm taktike por edhe fizike. Me Brozovic, Baralle, dhe danezin eshte një mesfushë e cilësisë dhe sasisë, si kurrë më parë.

Një tjëtër bindje është Perisic. Kroati tregoi aftësi për të sulmuar dhe mbrojtur pa pushim.

Vëmendje, përkushtim dhe aftësi atletike të kombinuara me taknikë nuk mund ta lënë jashtë formacionit "Ivanin e tmërrshëm".

Me treshen e mbrojtjes tashmë të paprekshme (Skriniar - De Vrij - Bastoni), në të djathtë është i sigurtë aktivizimi i Hakimit .

Dyshja sulmuesi do të jetë ajo tradicionalja (Lukaku - Martinez) me Sanchez që do presë shansin e tij nga stoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat