Bonucci do të jetë jashtë fushave të blerta

Futboll

Bonucci do të jetë jashtë fushave të blerta

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 11:53
Bonucci do të jetë jashtë fushave të blerta

Qendërmbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci do të jetë jashtë fushave të blerta për të paktën 20 ditë.

Italia udhëtoi me skuadrën në Portugali për sfidën e ditës së sotme ndaj Portos në kuadër të Champions League por fatkeqësisht ka pësuar një dëmtim.

Bonucci iu bashkua Juan Cuadrados dhe Arthur Melos në listën e lëndimeve, derisa thuhet se lojtari u lëndua gjatë stërvitjes së djeshme.

Por, Andrea Pirlo ka Merih Demiral, Matthijs de Ligt dhe Giorgio Chiellini të gatshëm për ndeshjen kundër Portos.

Ndeshja mes Portos dhe Juventusit zhvillohet sonte (e mërkurë) me fillim në ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat