Gattuso me ekip të përgjysmuar në Granada

Futboll

Gattuso me ekip të përgjysmuar në Granada

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 11:56
Gattuso me ekip të përgjysmuar në Granada

Napoli po përgatitet për ndeshjen e parë të fazës së 1/16-ave të Ligës së Europës, të cilën do ta zhvillojë përballë Granadës në stadiumin “Nuevo Los Carmenes” të enjten në mbrëmje.

Gjendja psikologjike në kampin napolitan është mjaft e mirë, pasi vijnë pas një triumfi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Juventusit, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për dëmtimet, që po shtohen çdo ditë e më shumë.

Kështu ditën e djeshme është ndalur sulmuesi Andrea Petagna, i cili është stërvitur i diferencuar në Castell Volturno dhe nuk do të udhëtojë me skuadrën drejt Spanjës, ndërsa ekzaminimet paralajmërojnë për një mungesë më të gjatë.

Dëmtimi i sulmuesit shtatlartë italian ndez sinjalin e alarmit te Napoli, pasi më herët janë ndalur edhe dy sulmuesit e tjerë, Dries Mertens e Hirving Lozano, ndërsa aktualisht në sulm kanë mbetur vetëm Insigne, Politano e Osimhen, por me këtë të fundit akoma larg formës më të mirë.

Situatë e vështirë është edhe në prapavijë, pasi Gattuso do të udhëtojë drejt Spanjës pa pasur me veten dyshen titullare të qendrës së mbrojtjes Koulibaly-Manolas, i pari i prekur nga koronavirusi dhe tjetri i dëmtuar.

Në Spanjë nuk do të udhëtojnë as Ghoulam, gjithashtu i prekur nga koronavirusi, por edhe Hysaj, Ospina, Demme e Di Lorenzo, të cilët kanë probleme fizike, ndaj praktikisht zgjedhjet e Gattusos për të përballuar Granadën do të jenë të detyruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat