Një lojtar - pacienti zero që shkaktoi panik

Futboll

Një lojtar - pacienti zero që shkaktoi panik

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 13:26
Një lojtar - pacienti zero që shkaktoi panik

Në Napoli, për fat të mirë është izoluar në mënyrë shumë të shpejtë dhe pa u përhapur në pjesë të tjera të Italisë, variant afrikan i COVID-19. Pacienti zero që ka sjellë në qytetin jugor të Italisë këtë variant të rrezikshëm, ka qenë futbollisti i Napolit, Viktor Osimhen.

Ky i fundit kishte udhëtuar drejt Nigerisë në fund të vitit 2020 për të festuar datëlindjen e tij. Pasi u kthye në Itali, Osimhen rezultoi pozitiv dhe u izolua menjëherë.

Ndërkaq, regjioni i Kampanjës mbi këtë rast në ditën e djeshme ka bërë një reagim, teksa nuk përmendin emrin e futbollistit, por e cilësojnë atë si një profesionist.

“Një profesionist i cili është kthyer nga një udhëtim në Afrikë, pas tamponit rezultoi pozitiv me COVID-19. Falë bashkëpunimit me laboratorët u identifikua shumë shpejt dyshimi për një variant të COVID i cili më parë nuk ka ekzistuar në Itali”, thuhej në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat