Henry drejt rikthimit në Angli

Futboll

Henry drejt rikthimit në Angli

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 17:49
Henry drejt rikthimit në Angli

Thierry Henry ka nisur prej disa vitesh karrierën si trajner, ku fillimisht ishte pjesë e Kombëtares së Belgjikës, si ndihmës, deri kur në vitin 2018 mori drejtimin e Monacos. Aventura e parë si trajner nuk shkoi ashtu siç duhet për francezin, i cili u largua nga Principata pa lënë shumë gjurmë.

Tashmë, Henry prej 2 vitesh është në drejtim të Montreal Impact, ekipi kanadez që luan në MLS. Sidoqoftë, legjenda e Arsenalit ka si synim rikthimin në Europë, që duket se mund të ndodhë shumë shpejt.

Sipas lajmeve të fundit që kanë dalë nga “The Sun”, Bournemouth ka nisur bisedimet me Henry, të cilin e sheh si pasardhësin ideal të trajnerit Jason Tindall, i cili u shkarkua vetëm para disa javësh. Jonathan Ëoodgate është për momentin në drejtim të Bournemouth, por vetëm si trajner i përkohshëm.

Bournemouth është për momentin në Championship, dhe është një nga ekipet kandidatë për t’u ngjitur në Premier League, së bashku me emra të tjerë si Norwich, Brentford, Swansea dhe Watford.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat