Lajm i keq për Bayernin

Futboll

Lajm i keq për Bayernin

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 23:11
Titullari i Bayernit rezulton pozitiv

Lajm i keq për Bayernin e Munihut, mbrojtësi i djathtë, Benjamin Pavard, ka rezultuar pozitiv me Koronavirus.

Pas testeve të kryera së fundmi, është zbuluar se mbrojtësi francez është pozitiv ndaj virusit dhe për këtë arsye është izoluar menjëherë për të mos rrezikuar infektimin e të tjerëve.

E sigurt është mungesa e lojtarit në ndeshjet e Bayernit ndaj Eintracht Frankfurt në kampionat dhe ndaj Lazios javën tjetër në Champions.

Një mungesë shumë e rëndësishme kjo për kampionët e Gjermanisë, pasi ishte një titullar i padiskutueshëm në formacionin e Flickut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat