Xhaka përleshet me bashkëlojtarin pas...

Futboll

Xhaka përleshet me bashkëlojtarin pas...

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 12:12
Xhaka

Nuk dihet se si do të kishte dalë ndeshja mbrëmë mes Winterthur dhe Basel, nëse Taulant Xhaka do të luante!?

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë nuk ka luajtur për një kohë të gjatë për shkak të një lëndimi në gjurin dhe tashmë dihet që Xhaka nuk do të luaj tërë sezonin.

Sipas informacioneve të ‘VIEW’, shqiptari pati një përleshje në dhomat e zhveshjes me bashkëlojtarin, Timm Klose, pasi nuk arriti ta kuptonte eliminimin e hershëm nga Kupa e Zvicrës.

Skuadra e Baselit u eliminua nga Kupa e Zvicrës pas humbjes befasuese me rezultat 6-2 ndaj Winterthurit.

Kujtojmë që në këtë ndeshje një gol erdhi nga shqiptari, Pajtim Kasami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat