Bastoni ndiqet me interes

Futboll

Bastoni ndiqet me interes

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 16:38
Bastoni ndiqet me interes

Me Ashley Young të cilit i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe do të rikthehet në Angli, Inter po planifikon afrimin e një futbollisti për krahun e majtë dhe së fundi ka dalë në skenë emri i Simone Bastonit.

Mbrojtësi i majtë i Spezias ka bërë paraqitje mjaft të mira në sezonin e tij të parë në Serinë A dhe fundjavën që lamë pas gjeti edhe golin e parë në elitën e futbollit Italian, duke i shënuar pikërisht Milanit me një goditje potente.

Simone Bastoni ndiqet me interes edhe nga klube si Atalanta, Lazio e Napoli, por së fundi në garë është future Interi që kërkon të përfitojë nga situata kontratore e mbrojtësit të majtë, për ta marrë në Milano.

Kjo pasi 24-vjeçari ka kontratë me Spezian deri në verën e 2022-shit dhe klubi ligur mund të pranojë shitjen e tij për rreth 10-15 milionë euro, shifër kjo lehtësisht e përballueshme nga ana e zikaltërve.

Për më tepër, Bastoni është një mbrojtës shumë teknik dhe i shpejtë, që pëlqen shumë avancimin në sulm, ndaj Conte e sheh si profilin ideal për t’i besuar një një fanellë titullari në “3-5-2”-shin e tij, me një tjetër Baston pas shpine, mbrojtësin 22-vjeçar zikaltër Alessandro, i cili po shkëlqen prej dy sezonesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat