Manchester Utd nuk e kursen Sociedadin e Januzajt! Zogaj gjyqtar anësor

Futboll

Manchester Utd nuk e kursen Sociedadin e Januzajt! Zogaj gjyqtar anësor

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 20:43
Manchester Utd nuk e kursen Sociedadin e Januzajt! Zogaj gjyqtar anësor

Skuadra e Manchester Utd nuk e kursen Sociedadin, duke i shkaktuar humbje me rezultat 4:0, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin e Juventusit në Torino. 

Futbollisti Adnan Januzaj me Sociedadin nuk iu bënë ballë lojës shumë të mirë të rivalit. 

Golat i shënuan Fernandes (27' e 57'), Rashford (65'), James (90')  

Januazaj u paraqit standard deri në minutën e 80-të, ndërsa ekipi i tij pati mbrëmje të keqe.

Gjyqtari nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi zvicerane, ishte anësor në këtë sfidë të madhe. Manchester Utd me një këmbë është në të tetën e finales së Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat