Ministrja e sportit në Francë i kërkon Mbappes të qëndrojë në PSG

Futboll

Ministrja e sportit në Francë i kërkon Mbappes të qëndrojë në PSG

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 21:31
Kylian Mbappe

Mungesa e rinovimit të kontratës së Kylian Mbappes me Paris Saint-Germain po shndërrohet në çështje kombëtare në Francë.

Ministrja e deleguar e qeverisë franceze për sportin, ish-notarja dhe medalistja olimpike, Roxana Maracineanu, pati një mesazh për sulmuesin 22-vjeçar, teksa ishte e ftuar në një emision televiziv.

“Kylian, qëndro në Francë! Ne duam të vazhdojmë të të shohim duke luajtur kështu. Ne kemi nevojë për ty, publiku ka nevojë për ty, PSG ka nevojë për ty dhe të rinjtë duhet të kenë shembuj dhe modele.”

Mbappé e përfundon kontratën e tij me PSG-në në qershor 2022, por ai është objektiv i shumë skuadrave të mëdha, ndër të cilat veçohet Real Madridi. Në përfundim të ndeshjes me Barcelonën në Champions, ku eklipsoi edhe një futbollist të madh si Lionel Messi, Mbappe deklaroi:

“E ardhmja ime? Do të ishte marrëzi të vendosja për të ardhmen time pas ndeshjeje të vetme. E vërteta është se ka të bëjë me reflektimin në planin afatgjatë. Unë gjithmonë kam thënë se jam i lumtur te PSG.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat