Braithwaite beson te çmenduria e dytë, ja mesazhi i sulmuesit

Futboll

Braithwaite beson te çmenduria e dytë, ja mesazhi i sulmuesit

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 06:28
Martin Braithwaite

Martin Braithwaite, sulmuesi i Barcelona-s, ka dashur t’i japë një mesazh të qartë PSG-së pas humbjes 4-1 të pësuar në 1/8-at e Champions League.

Shanset e katalanasve për t’u kualifikuar në çerekfinale nuk janë shumë të mëdha, por ish-sulmuesi i leganes beson akoma te një tjetër përmbysje e çmendur.

“Jam shumë i zhgënjyer për rezultatin e ndeshjes kundër PSG-së”, ka shkruar në Twitter. “Është momenti të analizojmë, mësojmë dhe të vazhdojmë punën. Por mos na jepni për të mbaruar!”.

Të shohim nëse Barcelona do të arrija ta përsërisë çmendurinë e 2017-ës…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat