A mund ta imagjinoni një çift sulmues mes Erling Haaland dhe Kylian Mbappe?

Futboll

A mund ta imagjinoni një çift sulmues mes Erling Haaland dhe Kylian Mbappe?

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 12:26
A mund ta imagjinoni një çift sulmues mes Erling Haaland dhe Kylian Mbappe?

Mund të kishte ndodhur me fanellën e Juventusit, por fati është devijuar në momentet e fundit dhe sot dy super sulmuesit janë një keqardhje e madhe. Me vetëm një arsye për ngushëllim: sot, me siguri, gjërat do të ishin ndryshe dhe Haaland ose Mbappé nuk do t’i shpëtonin Juventusit. “Tuttosport” iu kthehet prapaskenave mbi këtë çështje.

“Hera e parë që e pashë në TV ishte në Manchester City-Monaco, për Ligën e Kampionëve më 2016. Bëri një paraqitje mbresëlënëse. Në fund të pjesës së parë i shkrova Fabio Paratici dhe e pyeta: Kush është ky?

Nga cili planet vjen?. Fabio Paratici u përgjigj se e kishin ndjekur atë për disa kohë”. Kështu shkruan Giorgio Chiellini në librin e tij, duke nënvizuar se si Juventusi ishte në gjurmët e bomberit francez, para se të shpërthente përfundimisht në sezonin vijues (kur, me fanellën e Monaco, ai shënoi një gol ndaj Juventusit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve) .

Dhe vetëm në vitin 2016, bardhezinjtë i ishin afruar djaloshit, 18 vjeç në atë kohë, por pa ra dakord me kërkesën e francezëve prej 50 milionë eurosh. Sot duket si një investim i shkëlqyeshëm, në atë kohë dukej si një shumë e madhe për një lojtar kaq të ri në moshë. Juventusi nuk e mbylli marrëveshjen dhe vitin tjetër Mbappè u shit te PSG për 180 milion euro (teknikisht ishte një huazim, me të drejtën e blerjes verën tjetër).

Me pak fjalë, ato 50 milionë që u kërkuan për të vitin pararendës ishin një çmim i volitshëm. Dhe Chiellini, i cili e kishte zbuluar Mbappé në televizion, ishte në gjendje ta shihte atë nga afër në gjysmëfinalen e dyfishtë me Monaco, në të cilën i riu francez kishte çmendur mbrojtjen më të mirë të dekadës së Juventusit, siç e mban mend Andrea Barzagli, në atë sezon praktikisht i patejkalueshëm, por përballë djaloshit të talentuar francez vuajti tmerrësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat