Hadërgjonaj i gëzohet fitores në Turqi

Futboll

Hadërgjonaj i gëzohet fitores në Turqi

Nga: K.G. Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 13:39
Hadërgjonaj gjatë ndeshjes së sotme

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Florernt Hadërgjonaj, me Kasimpasa-n, shënojnë fitore të vështirë me rezultat 3:2 ndaj Karagumruk, në kuadër të javës sëë 26-të të kampionatit të Turqisë.

Hadërgjonaj luajti tërë takimin, u angazhua maksimalisht dhe iu gëzua këtij trepikëshi. Loret Sadiku gjithashtu startoi për Kasimpasën, duke treguar lojë të mirë dhe u zëvëndësua në minutën e 78-të.

Për Kasimpasa-n shënuan Thelin (20'), Erdogan (59' e 69') dhe për Karagumruk Roco (14') e Castro (80'). 

Karagumruk është në vend të tetë me 37 pikë dhe Kasimpasa në të 12-tën me 29 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat