Shkupi fiton, Struga Trim Lum barazon, Renova dështon 

Futboll

Shkupi fiton, Struga Trim Lum barazon, Renova dështon 

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 16:18
Shkupi fiton, Struga Trim Lum barazon, Renova dështon 

Javë e mirë për skuadrat shqiptare në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.  

Shkëndija ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Sikeksit në Kratovë.  Skuadra tjetër shqiptare, Shkupi ka ngadhënjyer në udhëtim me 1:0 kundër Borecit të Velesit, duke iu falënderuar golit të Cvetanovskit në minutën e 78-të. 

Renova nga Xhepçishti i Tetovës dështon si vendas, mposhtet me rezultat 4:2 nga Bellasica e Strumicës. Për Renovën shënuan Jusufi (59’), Stojçevski (61’) dhe për Bellasicën Kallanoski (41’ e 86’, që të dy nga penalltia e 90+1’), Guxhufi (81’).

Struga Trim &Lum barazon si vendas (1:1) me Makedonija GP. 

Rezultatet 
Vardari-Pelisteri    2:2
Renova-Bellasica 2:4
Struga TL-Makdonija GP 1:1
Borec-Shkupi 0:1
Sikeksi-Shkënidja 1:2
Akademia Pandev-Raborniçki 0:1

Tabela
1.Shkendija    19    12    6    1    38:13    42
2. Shkupi    19    10    6    3    29:17    36
3. Makedonija GP    19    10    4    5    32:25    34
4. Struga Trim & Lum    19    7    8    4    21:16    29
5. Rabotniçki    19    6    9    4    23:20    27
6. Vardari    19    6    8    5    26:26    26
7. Boreci    19    7    4    8    20:21    25
8. Sileksi    19    6    4    9    26:24    22
9. Pelisteri    19    4    7    8    17:24    19
10. Renova    19    4    7    8    21:29    19
11. Akademija Pandev    19    5    2    12    13:24    17
12. Bellasica    19    3    3    13    16:43    12

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat