Një gjë e tillë nuk është parë kurrë në Shqipëri

Futboll

Një gjë e tillë nuk është parë kurrë në Shqipëri

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 19:29
Një gjë e tillë nuk është parë kurrë në Shqipëri

Java e 20 e Kategorisë Superiore është mbyllur me një sfidë si Kukësi-Partizani, e cila përfundoi me shifrat 1:2.

Një duel ky që ka sjellë si kurrë më parë pamje që nuk janë parë ndonjëherë në futbollin shqiptar, shkruan Sport Ekspres nga Tirana.

 Një moment fair play ka shoqëruar minutat e fundit të takimit.

Gjithithçka nisi në minutën e 88, kur goditja e Eraldo Çinarit e përplas topin në trupin e kundërshtarit, i cili rrëzohet përtokë në zonë. Por Murataj nuk e mendon dy herë dhe shënjejtron portën, duke e dërguar rezultatin në 0-2 për Partizanin.

Një gjest i tillë ka sjellë irritimin e ekipit të Kukësit, që menjëherë kanë nisur të konfrontohen me Muratajn. E pas këtij episodi vjen një veprim për tu duartrokitur, teksa të kuqtë i hapin rrugën golit të verilindorëve.

Limaj merr topin nga mesfusha dhe me të gjithë lojtarët e Partizanit të palëvizur ngushton shifrat në 1-2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat