United pas Donnarumma-s

Futboll

United pas Donnarumma-s

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 17:30
Gianluigi Donnarumma

Manchester United po planifikon që ta transferojë portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma, sipas raportimit nga Fichajes.

Djajtë e Kuq po e shohin 22 vjeçin si zëvendësim të David De Geas i cili pritet që të largohet nga ‘Old Trafford’ në fund të këtij stinori.

Donnarumma i cili është lidhur me një transferim edhe te Juventusi, Bayern Munchen-i dhe Paris Saint-Germain-i, mund të vijë edhe si agjent i lirë.

Kjo pasi që kontrata e tij me Kuq e Zinjtë skadon pikërisht në qershor të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat