Juventus, Inter dhe Barcelona në bisedime për të nënshkruar me Agueron

Futboll

Juventus, Inter dhe Barcelona në bisedime për të nënshkruar me Agueron

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 19:04
Aguero

Juventus, Inter dhe Barcelona janë në bisedime me sulmuesin e Manchester Cityt, Sergio Aguero.

32-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe sipas El Chiringueto, Juventus dhe Inter kanë nisur bisedimet që të nënshkruajnë me të si agjent i lirë.

Barcelona dhe PSG gjithashtu ishin të lidhur me argjentinasin, që i skadon kontrata në verë.

Aguero ka shënuar dy gola në vetëm nëntë paraqitje këtë edicion, derisa ka humbur 10 ndeshje me Manchester Cityn mes muajit janar dhe shkurt, pasi doli pozitiv me COVID-19.

Mbetet të shihet se cila skuadër do nënshkruajë me Agueron, lojtar që gjithashtu është i hapur për rinovimin në “Etihad”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat