Tahir Lushtaku: Asgjë nuk po funskionon tek Drenica, ky është problemi tek klubi

Futboll

Tahir Lushtaku: Asgjë nuk po funskionon tek Drenica, ky është problemi tek klubi

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 19:07
Tahir Lushtaku

Skuadra e Drenicës nuk e ka filluar aspak mirë sezonin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.

Një humbje 3:1 nga Prishtina dhe një barazim 0-0 me Besën, e kanë vënë Drenicën në një pozitë aspak të mirë.

Drenica tani pozicionohet në vendin e parafundit me 20 pikë.

Tahir Lushtaku, ish trajneri i Drenicës ka potencuar që situata nuk është aspak e mirë tek klubi nga “Bajram Aliu” dhe për këtë ka disa arsye.

“Kriza është veç e shfaqur tek Drenica që nga sezoni i kaluar. Dihet se kanë bërë shumë ndryshime në ekip, kane larguar 12 futbollistë dhe i kanë afruar 12 të tjerë dhe ndoshta ekipi nuk është komponuar dhe lojtarët që jane afruar nuk i përshtateten ekipit. Po shihet një situate jo e mirë, nga kreu i klubit deri tek lojtari i fundit, sepse diçka nuk po funksionon”, tha fillimisht Tahir Lushtaku në Sporti Total.

“Problemet e Drenicës i kam cek sdi sa herë. Problemi kryesor është menaxhimi i klubit, kur një skuadër nuk funksionon siç duhet, nuk deshiron koment… Gjithë ato ndryshime në gjysmë të sezonit, nuk e di ndonjë ekip që i ka ndodhë në Superligë që në mes të sezonit të transferojë 12 futbollistë e t’i largojë 12 tjerë. Megjithatë, ndoshta edhe trajneri është faktor që klubi nuk po ka rezultate, ndoshta edhe lojtarët. Asgjë nuk po funksionon në ekip dhe problemi kryesor është tek trajneri dhe lojtarët”, përfundoi ish trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat