Krasniqt, asistuesit më të mirë në Superligën e Kosovës

Futboll

Krasniqt, asistuesit më të mirë në Superligën e Kosovës

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 21:22
Foto ilustruese

Superliga e Kosovës është duke zhvilluar njërin nga sezonet më interesante në historinë e saj.

Përveç luftës për titull dhe mbijetesë, në Superligë disa lojtar po kanë statistika fantastike individuale.

Tek golashënuesit, i pakapshëm është Mirlind Daku që ka krijuar një distancë tejet të madhe me Kastriot Rexhën.

Daku ka 22 gola, kurse Rexha vetëm 8 gola. Edhe po të mos shënoj më gola, sulmuesi i Ballkanit duket se do ta fitoj “Këpucën e Artë”.

Por, meritë e këtij suksesit të Dakut këtë sezon janë edhe bashkëlojtarët e tij që tashmë kanë bërë shumë asistime këtë sezon.

Ermal Krasniqi, që po zhvillon sezonin më të mirë në karrierë, ka gjihtësej 6 asistime. Ai së bashku me Endrit Krasniqin, që po ashtu ka 6 asistime,  e Prishtinë janë asistuesit më të mirë në Superligë këtë sezon.

Dyshja e Ballkanit, Armend Thaçi së bashku me Edvin Kuçin, kanë nga 5 asistime dhe janë në garë për të qenë asistuesit më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat