Asani po shkëlqen te Partizani

Futboll

Asani po shkëlqen te Partizani

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 11:26
Asani po shkëlqen te Partizani

Jasir Asani është lideri i skuadrës së Partizanit në rrugën për titull të kampionit këtë sezon në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.

Forma e mirë e Asanit ka bërë që klubi suedez AIK të kthejë sytë përsëri kah ai. ‘Insporti’, ka raportuar se kanë filluar kontaktet me klubin suedez.

Futbollisti shqiptar nga Çairi i Shkupit sezonin e kaluar ishte në formë të huazimit në AIK por blerjen e kartonit të tij e pengoi pandemia “Covid19”. Në shtatë ndeshje sa zhvilloi për AIK, ai realizoi dy gola dhe dhuroi dy asiste.

Partizani kërkonte shumën prej 400 mijë eurove për shërbimet e mesfushorit me tipare sulmuese, shumë kjo e pa përballueshme për gjigantin suedez.Asani është në vitin e fundit të kontratës me ish kampionin shqiptar dhe sipas burimeve të afërta me futbollistin ky sezon do të jetë i fundit për të me fanellën e Partizanit.

Ylli shqiptar, 25 vjeçar, në këtë sezon ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar pesë asiste në 16 ndeshje në Kategorinë Superiore, duke qenë pika referente e skuadrës së trajnerit Ilir Daja në rrugëtimin për titullin e kampionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat